Dental IOrdinanca Stomatologjike

Buzëqeshja juaj, e ndërtuar me precizion.

Punojmë kurora E-max dhe Zirkon, Invisalign dhe trajtime estetike. Planin e bëjmë në kompjuter para se t'ju prekim dhëmbin.

Dardani, Prishtinë · çdo ditë 11:00 - 19:00

Skanim intraoral i pacientit në ordinancën Dental I
  • Skanim pa masë me pastë

    Skaneri intraoral e merr formën e dhëmbëve dhe planin e shihni në ekran.

  • Në Dardani

    Lehtë për t'u arritur, me orar që zgjatet deri në mbrëmje.

  • Materiale të certifikuara

    Zirkon, E-max dhe kompozitë, me garanci nga prodhuesi.

  • Pa dhimbje

    Anestezia jepet ngadalë dhe presim derisa të veprojë plotësisht.

Trajtimet që kërkohen më shpesh

Kurora E-max

Kurora E-max

Qeramikë litium-disilikate për dhëmbët e përparmë. E lëshon dritën si dhëmbi natyral dhe nuk zë njolla nga kafeja apo duhani.

Kurora Zirkon

Kurora Zirkon

Zirkon monolit, Full Zirkon dhe Multilayer për dhëmbët e pasëm dhe ura të gjata. Mbajnë forcën e kafshimit dhe nuk kanë metal në bazë.

Invisalign

Invisalign

Aparate transparente që i hiqni vetë kur hani. Lëvizjen e dhëmbëve e planifikojmë në kompjuter, pa teli dhe pa braketa.

Të gjitha shërbimet

Çmimi varet nga rasti. Na telefononi ose shkruani dhe ju themi saktë sa kushton.

  • Largimi i depozitimeve të forta (guri dhe konkrementet)
  • Largimi i depozitimeve të buta (pllakës bakteriale)
  • Polirimi i mbushjes
  • Trajtimi i mishrave të dhëmbëve
  • Largimi i pllakut me airflow
  • Mbushje direkte me kompozitë
  • Mbushje direkte me kompozitë (karieset e thella)
  • Trajtimi i kanaleve të dhëmbit
  • Drenazhë
  • Trajtimi i dhëmbit gangrenoz ose nekrotik
  • Nxjerrje e dhëmbit
  • Nxjerrje e dhëmbit të qumështit
  • Nxjerrje e dhëmbit të pjekurisë
  • Nxjerrje e dhëmbit të komplikuar
  • Nxjerrje e dhëmbit të pjekurisë të komplikuar
  • Zbardhimi i dhëmbëve
  • Vendosja e gurit dekorues
  • Kurorë Zirkon
  • Kurorë Full Zirkon
  • Kurorë Multilayer
  • Kurorë E-max
  • Fasetë kompozit
  • Invisalign (aparate transparente)

Para dhe pas

Pacienti kishte humbur një dhëmb të përparmë. E zëvendësuam me kurorë zirconia. Tërhiqe rrëshqitësin për të parë të dyja anët.

Pas trajtimitPAS
Para trajtimitPARA

Zëvendësimi i dhëmbit të humbur frontal me zirconia

Doktori i ordinancës Dental I
Ekipi gjatë një ndërhyrjeje

Si punojmë

Fillojmë me skanim dhe diagnozë, pastaj ju tregojmë çfarë duhet bërë, sa zgjat dhe sa kushton. Nuk fillojmë asnjë punë para se të jeni dakord me planin.

Bëjmë pastrim dhe kontrolle të rregullta, po ashtu punë të mëdha protetike. Në të dyja rastet duam që dhëmbët të funksionojnë mirë dhe të mos duken të punuar.